Besa rikthen gëzimin

25/10/2010 21:05

Besa ka fituar 2-1 ndaj Tiranës në Kavajë duke marrë dhe fitoren e parë pas 8 javësh kampionat.

Ndeshja ndryshoi rrjedhën, pasi Dushku u ndëshkua me të kuq në minutën e 7, pas një devijimi të topit më dorë duke lënë skuadrën e kryeqytetit me 10 lojtarë për më shumë se 85 minuta.

Goditja e dënimit e fituar pikërisht nga ky gjest u shndërruar në gol nga Mihani.

Kur u mendua se pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, në minutën e 36 Çikalleshi dyfishoi me një supergol duke e e bërë akoma më të vështirë situatën për kryeqytetasit.

Futja në pjesën e dytë e Dos Santos solli gjallëri në sulmin kavajas, por braziliani nuk është i saktë në finalizimin e aksioneve.

Tirana shkurtoi diferencën e golave me Lilën, gol ky që ripahi ndeshjen.

Edhe pse me 10 lojtarë bardheblutë janë më agresivë në minutat e mbetura, por që nuk arrijnë të barazojnë me Abazajn.

Pas kësaj fitoreje Besa shkëputet nga dyshja e fundit, ndërkohë që bardheblutë mbeten me 9 pikë, 10 pikë larg kryesuesve të Dinamos që në fundjavë mundën 2-1 Bylisin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA