Greqia ka kërkuar ndihmën e BE-së në menyre që të ndërpresë fluksin e madh të emigranteve ilegalë që hyjnë në vend nga kufijtë detare dhe ujorë të Turqisë.

Pas dy leter-kerkesave qe ka drejtuar Athina ndaj Brukselit, grupe te forces se nderhyrjes se shpejte FRONTEX do te perhapen pergjate kufijve me Turqine dhe do te veprojne sipas udhezimeve te organeve greke- ka sqaruar komisionerja e Ceshtjeve te Brendeshme Sesilia Malstrom.

Eshte hera e pare qe kjo force do operoje qysh prej krijimit te saj ne vitin 2007. Komisioni Europian ka deklaruar se kohet e fundit numri i emigranteve te paligjshem qe hyjne ne Greqi me destinacion vendet e BE ka marre permasa shqetesuese sidomos pergjate kufijve greko-turke te lumit te Evros ne Trake.

Vetem ne tremujorin e dyte te ketij viti ne Greqi eshte gjashte fishuar numri i emigranteve nga Afganistani. Ne te njejten periudhe 90% e emigranteve qe perpiqen te hyjne ne vendet e BE kane kaluar kufijte tokesore greke. Me shume se gjysma e tyre, rreth 9500 persona kane qene emigrante shqiptare qe vijne ne Greqi per pune sezonale, ndersa te tjeret kane pasur destinacion vendet e BE.

Ceshtja e emigracionit ilegal ka qene ne qender te bisedimeve te kryeministrave te te dy vendeve disa dite me pare ne Athine, ku Papandreu dhe Erdogan kane rene dakord për zbatimin e një iniciative të përbashkët per te luftuar kundër ketij fluksi gjithnjë në rritje të emigrantëve ilegale që vijnë nepermjet Turqise drejt Greqise dhe Europës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA