Basketboll, Iverson drejt Turqisë

25/10/2010 21:10

Allen Iverson, për të dashuruarit e basketbollit NBA, 35 vjeç, ka mbërritur në Turqi ku do të firmosë një kontratë një vjeçare prej 1,1 milionë eurosh me Beshiktashin.

Në dokument parashikohet një opsion për sezonin e ardhshëm.

Për më shumë Iverson do të ketë një bonus prej 300 mijë eurosh nëse do të kalojë të gjitha vizitat mjeksore.

“The Answer”, 1.83 i gjatë dhe 75 kg, ka luajtur me Sixers deri në 2006-ën.

Pas Filadelfias, Iverson ka qenë me Nuggets, Pistons dhe Grizzlies, përpara se të kthehej në dhjetor me Sixers.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA