“Nuk ka asnjë datë të caktuar për firmosjen e Traktatit të Anëtarësimit mes BE-së dhe Kroacisë. Nëse Zagrebi do të arrijë të mbyllë negociatat brenda 2011-ës, kjo do të varet nga meritat e Kroacisë”.

Kështu ka deklaruar presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, pas takimit të zhvilluar me kryeministren kroate Jadranka Kosor.

Barroso është shprehur se më shumë rëndësi kanë progreset në procesin e integrimit dhe jo afatet kohore të përcaktuara.

Ai ka shtuar më tej se hapi i ardhshëm që do të ndërmerret është hapja e kapitullit delikat të negociatave mbi sistemin e drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA