Barcelona “përgjonte” 4 lojtarë

25/10/2010 14:00

Barcelona ka përgjuar në vitin 2008 katër lojtarë të saj: Gerard Pique, Samuel Eto’o, Deco dhe Ronaldinho.

Sipas revistës “Interviu”, për të hetuar se çfarë bënin lojtarët 24 orë në 24 u zgjodh agjensia “Metodo 3”.

Ndjekja e Pique, që zgjati një javë, i kushtoi klubit katalanas 5 mijë euro. Rezultatet e ndjekjes ishin të kënaqshme për futbollistin i cili sapo ishte blerë nga Manchester United.

Disa muaj më parë, në përfundim të sezonit 2007-2008, klubi i drejtuar nga Laporta në atë kohë “përgjoi” edhe Ronaldinho, Eto’o dhe Deco. Në këtë rast, rezultatet treguan se lojtarët ishin treguar të padisiplinuar.

Vetëm Eto’o vazhdoi të luante me Barcelonën sezonin pasardhës, ndërsa Ronaldinho dhe Deco u larguan nga trajneri Guardiola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA