Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Caherine Ashton është shprehur optimiste për nisjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Deklaratën e saj, Ashton e bëri nga Luksemburgu, pasi ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare ranë dakord që t’i kërkojnë KE-së opinionin mbi nisjen e negociatave të anëtarësimit me Serbinë.

“Shpresoj se dialogu do të fillojë së shpejti. Zyrtarët tanë kanë biseduar me Prishtinën dhe Beogradin rreth dëshirës së palëve për dialog, por unë dua që ai të fokusohet tek cështjet praktike që u lehtësojnë jetën njerëzve”, ka pohuar Ashton.

Përsa i përket Serbisë, ajo ka theksuar se është ende larg anëtarësimit në BE, ndërkohë që ministrat kanë nënvizuar se rruga e Serbisë do kushtëzohet nga bashkëpunimi i saj me gjykatën e Hagës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA