Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë zhbllokuar kërkesën për anëtarësim të Serbisë, që tashmë mund të kalojë në provën e Komisionit Evropian.

Lajmin e bëjnë burime diplomatike. “Marrëveshja mes 27 vendeve mirëpret kërkesën e Holandës, sipas të cilës, cdo hap i procesit të negociatave mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë do të kushtëzohet nga progresi në bashkëpunimin e Beogradit me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, duke sjellë arrestimin e të gjithë kriminelëve të luftës, sidomos të gjeneralit serbo-boshnjak Ratko Mlladic”, thonë diplomatët.

Vlerësimi për bashkëpunimin do të bëhen në unanimitet. Vendimi i 27 ministrave është i rëndësishëm për Beogradin që kërkon që të marre statusin e vendit kandidat brenda një viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA