Propozimi i emrit “Republika e Maqedonisë së Vardarit” është pranuar nga dy partitë e mëdha greke, PASOK dhe Demokracia e Re.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i partisë nacionaliste greke, Jorgos Karaxhaferis, në një takim me elektoratin e subjektit të tij në Larisa.

“Liderët e dy partive më të mëdha, Jorgo Papandreu dhe Andonis Samaras, kanë rënë dakord për t’i dhënë dritën jeshile propozimit Republika e Maqedonisë së Vardarit”, ka pohuar Karaxhaferis.

Kryetari i LAOS ka shtuar më tej se Athina zyrtare pret që ky propozim të pranohet edhe nga kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA