Vdes papritur notari Frensis Kripën

24/10/2010 18:05

Notari amerikan Frensis Kripën, fitues i medaljes së bronzit në kampionatin botëror të notit te zhvilluar në muajin korrik humbi jetën gjatë garimit të tij në disiplinën e 10 km në Maratonën e Notit që po zhvillohej në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lajmi për vdekjen e Kripën u bë publik nga Federata Ndërkombëtare e Notit, FINA, nëpërmjet një komunikate për shtyp.

“Me keqardhje të madhe njoftojmë vdekjen e notarit amerikan Frensis Kripën gjatë garës së 10 kilometrave”, lexohej në komunikatën e FINA.

Për momentin ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së amerikanit dhe Federata Ndërkombëtare e Notit ka vendosur që në ditët e ardhshme të hapë hetime për të zbardhur gjithçka në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA