Superliga, kreu s’ka supriza

24/10/2010 17:20

Dinamo, Skënderbeu dhe Flamurtari fitojnë në javën e tetë të Superligës duke lënë të pandryshuar klasifikimin në 3 vendet e para të tabelës së renditjes.

Blutë mundën Bylisin e Ballshit me rezultatin 2-1, ndërkohë që Flamurtari fiton minimalisht 1-0 ndaj Laçit në Vlorë. Skënderbeu ka shkatërruar me rezultatin 5-1 Kastriotin e Krujës.

Ndëshja mes Besës së Kavajës dhe Tiranës që luhet të hënën në orën 14:30 kompleton javën e tetë, ndërkohë që kryesimi mbahet nga Dinamo me 19 pikë i ndjekur nga Skënderbeu dhe Flamurtari me 16 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA