Lacio vazhdon të mbajë kreun e Serisë A teksa edhe në javën e tetë ka fituar me rezultatin 2-1 me Kaljarin duke u ngjitur në kuotën e 19 pikëve.
Bardhekaltërit kaluan në avantazh që në minutën e 22 me Flokarin për të dyfishuar me Maurin në minutën e 53, ndërkohë që për miqtë shkurtoi diferencën Matri në minutën e 59-të.
Ndërkohë, Juventus e Roma ngecin në rezultate të bardha në javën e tetë të Serisë A teksa kanë barazuar 0-0 përkatësisht me Bolonjën dhe Parmën.
Të dyja skuadrat vinin nga rezultatet zhgënjyese në kompeticionet europiane, ku verdhekuqtë e Ranierit në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve u mundën në Olimpiko nga Bazeli me rezultatin 1-3, ndërsa bardhezinjtë e Del Nerit barazuan në transfertë 1-1 me austriakët e Salzburgut në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Europës.
Kievo ka mposhtur 2-1 Cezenën e Bogdanit, ku sulmuesi shqiptar u bë protagonist vetëm në minutat e fundit të takimit, teksa është ndëshkuar me një karton të verdhë.
Në 2 ndeshjet e tjera Xhenoa mundi Katanian 1-0, ndërsa Udineze fitoi 2-1 me Palermon.
Ndeshja e mbrëmjes mes Interit dhe Sampdorias dhe ajo e së hënës mes Napolit dhe Milanit mbyllin javën e 8 të kampionatit italian.
Top Channel