
Fernando Alonso është fituesi i Çmimit të Madh të Koresë së Jugut në Formula 1, duke marr edhe kreun e klasifikimit.
Piloti i Ferrarit ka lënë pas Lewis Hamilton të McLaren dhe shokun e tij të skuadrës Felipe Massa.
Gara e Koresë është shoqëruar me incidente të shumta të shkaktuara nga rreshjet e shiut, duke detyruar disa pilotë të dalin nga pista.
Nëntë xhiro nga përfundimi i kësaj gare Sebastian Vettel ka dalë nga pista pas një defekti në motorin e makinës. Piloti i Red Bull që kryesonte garën që prej fillimit, humbi kështu mundësinë për të pretenduar për titullin e kampionit të botës.
Ndërkohë shoku i tij i skuadrës Mark Webber doli nga pista gjatë një përplasjeje, disa xhiro pas largimit të makinës së sigurisë.
Pas garës së sotme, kreun e klasifikimit të pilotëve e mban Alonso me 231 pikë duke lënë pas Webber me 220 dhe Hamilton me 210.
Ndërsa në klafikimin e përgjithshëm për konstruktorët, Red Bull kryeson me 426 pikë, i pasuar nga McLaren me 399 dhe Ferrari me 374 pikë.
Top Channel