
Mainci fitoi minimalisht 0-1 ndaj Leverkusenit në transfertë duke rimarrë vendin e parë të Bundesligës gjermane falë edhe barazimit të Borusias së Dortmundit me Hofenhajmin 1-1.
Goli i Andreas Ivanshitz në minutën e 70 të takimit i dha fitoren skuadrës së Mancit e cila ngjitet në kuotën e 24 pikëve duke lënë pas Dortmundin me 22 pikë që shpëtoi nga humbja ndaj Hofenhajmit vetëm në sekondat e fundit të takimit falë golit të Da Silvas, ndërkohë që miqtë kishin kaluar në avantazh më parë me Demba Ba që në minutën e 10.
Ndeshja tjetër e ditë së sotme, mes Shtutgartit dhe St,Paulit u mbyll 2-0 për vendasit. Fillimisht shënoi Nidermajër për të ardhur edhe tek goli i Kuzmanoviç në minutën e 79 që dyfishoi rezultatin.
Top Channel