Të dielën, Partia Demokratike e Kosovës do të zhvillojë kuvendin e pestë zgjedhor. Kryetar i saj pritet të rizgjidhet kryeminstri i kosovës Hashim Thaci.

Ky i fundit jo vetëm që nuk do të ketë kandidat rival, por në kuvend do të miratohet një deklaratë politike bazë e platformës qeverisëse për një mandat të ardhshëm me në krye sërish zotin Thaci.

“Do të miratohet një deklaratë politike e cila do të jetë platforma jonë qeverisëse për mandatin e ardhshëm, ku kryeministri Thaçi do vazhdojë të qëndrojë në këtë detyrë”, deklaroi Enver Hoxhaj, ministër i arsimit dhe sekretar për Marrëdhënie me Publikun në PDK.

Zyrtarët e PDK-së i quajnë jo logjike zërat se kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi mund të ketë kandidatë rivalë. Kjo për faktin se kryetari i PDK-së është politikani më i votuar në Kosovë. Një ditë para kuvendit zgjedhor mori epitetin lider nacional dhe si i tillë pritet të ketë mbështetjen e gjithë anëtarëve të PDK-së.
Situata është më ndryshe në Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila po kështu është futur në proces të brendshëm zgjedhor. Dega e Fushë Kosovës propozoi Fatmir Sejdiun për kryetar të LDK-së ndërsa Bujar Bukoshi tashmë veç ka filluar fushatën e brendshme.

Por të dyja këto procese zgjedhore po vlerësohen si jo demokratike dhe një shembull i keq për lidershipin që do të udhëheqë shtetin.

“Nuk do të kemi një kuvend zgjedhor siç duhet, që paraprihet nga zgjedhjet nëpër degë dhe nëndegë, por do të kemi një kuvend i cili në mënyrë të përshpejtuar do të konfirmojë qeverisjen e PDK-së. E njëjta gjë ndodh edhe me LDK-në për vetë faktin se shumë gjëra janë ndërtuar në atë formë në LDK.”
Sipas zyrtarëve të PDK-së Kuvendi Zgjedhor i së dielës është më shumë përmbushje e detyrimeve ligjore për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë. Një kuvend zgjedhor me legjitimitet të plotë pritet mbahet në pranverën e vitit të ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA