Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mikulas Dzurinda ka deklaruar se vendi i tij për momentin nuk e sheh të arsyeshëm ndryshimin e qëndrimit ndaj cështjes së Kosovës.

Megjithatë, Dzurinda ka theksuar se kjo nuk duhet të pengojë perspektivën evropiane të Kosovës dhe dialogun e saj me Serbinë.

“Qëllimi ynë është vendosja e marrëdhënieve të mira mes Prishtinës dhe Beogradit. Ne jemi për dialog dhe do të ishte mirë që ai të fillonte me të vërtetë”, ka pohuar Dzurinda.

Sllovakia është një nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA