Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoni ka deklaruar se procesi i lëvizjes pa viza në vendet e BE nuk rrezikohet nga fluksi i kërkesave për azil të qytetarëve.

Megjithatë, dikasteri në fjalë ka konfirmuar shqetësimet e Brukselit për numrin e lartë të kërkesave për azil, të bëra nga qytetarët maqedonas.

“Ne do të ndërmarrim një fushatë më intensive për t’iu bërë të qartë qytetarëve se heqja e vizave nënkupton vetëm udhëtim të lirë drejt vendeve të BE dhe jo mundësi për të kërkuar azil”, ka deklaruar MPJ.

Ministria në fjalë ka shtuar më tej se pjesa më e madhe e azilkërkuesve janë nga etnia rome, për shkak të gjëndjes së rëndë sociale dhe ekonomike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA