Shkumbini mund Vllazninë 1-0

23/10/2010 19:05

Java e 8-të e Superligës e ka ngritur siparin me takimin Shkumbini-Vllaznia i fituar nga vendasit me rezultatin 1-0.

Vllaznia, ka treguar një futboll cilësor dhe impenjim maksimal duke kërkuar golin me çdo formë, por pa ia dalur mbanë.

Ka qenë pikërisht minuta e 89-të, ajo që ka vendosur fatin e kësaj ndeshjeje dhe i ka shtuar edhe 3 pikë të tjera skuadrës së Shkumbinit. Goli i shënuar nga serbo-boshnjaku Gërbovic duke i dhënë fitoren Shkumbinit, që arrin në kuotën e 11 pikëve tashmë.

Ndërkohë në stadiumin “Niko Dovana“ të Durrësit, Teuta ka fituar edhe ndaj Elbasanit me rezultatin 2-1 duke i dhënë një tjetër goditje skuadrës verdheblu e cila një ditë më parë u ndëshkua me 3 pikë nga FIFA për mosshlyerjen e detyrimeve financiare ndaj ish-lojtarit të tyre, kroatit Periç.

Elbasani është mposhtur totalisht nga durrsakët, por janë mjaftuar me shënimin e dy golave, në minutën e 34-t me anë të Mirel Çotës dhe 4 minuta më vonë, ka finalizuar lushnjari Pepa. Golin e vetëm të takimit për Elbasanit e shënoi Lloga në minutën e 83-të.

Tashmë durrsakët e shohin veten në pozita kreu, pas 8 javësh kampionat. Në anën tjetër, Elbasani futet në një situatë të rrezikshme,  gjendet në kuotën e 6 pikëve afër fundit të klasifikimit. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA