Serbi, Beogradi blindohet për derbin

23/10/2010 13:15

Beogradi është blinduar sërish nga mijëra policë, ashtu si dhe ditën e paradës së homoseksualëve, në prag të derbit të futbollit mes Yllit të Kuq dhe Partizanit.

Ndeshja në fjalë konsiderohet si shumë e cënueshme nga incidentet, pas akteve të dhunës të huliganëve serbë në stadiumin e Xhenovës, në Itali.

Sipas mediave lokale, gjithësej janë angazhuar 5 mijë policë të specializuar për të luftuar turmat, të mbështetur nga agjentët me kuaj.

Përqendrimi më i madh është në zonën e Marakanës, ku ndodhet edhe stadiumi i Yllit të Kuq, ku do të luhet derbi i 139-të mes dy skuadrave rivale të Beogradit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA