Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen e ka vlerësuar si të vështirë mundësinë e zgjidhjes se kontestit të emrit para mbajtjes së samitit të radhës të Aleancës.

“Nuk kemi të dhëna se zgjidhja do të jetë e mundur para samitit të Lisbonës”, ka deklaruar Rasmussen për të përditshmen greke “To Vima”.

Në dy dekadat e fundit Shkupi dhe Athina kanë pasur përplasje mbi emrin kushtetues të Maqedonisë, gjë që ka detyruar Greqinë të bllokojë anëtarësimin në NATO të fqinjit të saj.

Nga ana tjetër, negociatat e deritanishme nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara nuk kanë dhënë ndonjë rezultat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA