Lorik Cana në planet e trajnerit Haxhi

23/10/2010 12:35

Lorik Cana duket se është në planet e trajnerit të sapoemëruar të Gallatasarait, ish-futbollistit të njohur rumun George Haxhi. Një lajm i tillë është bërë i njohur dje nga mediat turke, të cilat shkruanin për një strategji ndryshe të teknikut të ri të ekipit gjigant të futbollit turk.

Sipas komenteve të fundit, “Pinto dhe Cana, dy nga lojtarët e burgosur në stol nga trajneri i mëparshëm, holandezi Frenki Rajkard, tashmë duket se do të shikojnë dritën jeshilë për sa i përket aktivizimit.

Ata janë të përfshirë në planet e Haxhit, i cili dje ka zbarkuar në Turqi, për të zënë vendin e holandezit”. Kështu që duket se tashmë do të shikojmë edhe buzëqeshjen e Canës, i cili që nga fillimi i sezonit ka përjetuar një situatë negative, aq sa filluan të qarkullojnë edhe zëra për një largim të mundshëm të tij në merkaton e janarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA