Dega e parë e LDK-së në Fushë Kosovë ka propozuar sot kandidaturën e Fatmir Sejdiut për kryetar të kësaj partie.

Propozimi u bë gjatë Kuvendit zgjedhor të degës së LDK-së në Fushë Kosovë, ku u zgjodhën strukturat e reja të partisë në këtë komunë.

“Kandidaturën e Sejdiut dega jonë e konsideron si më seriozen për drejtimin e LDK-së”, ka deklaruar kryetari i degës së Fushë Kosovës, Avdulla Prebreza.

Ndërsa Sejdiu nga ana e tij është shprehur se propozimi duhet të bëhet në bazë të statutit të partisë, që nënkupton kandidimin e tij në kuvendin zgjedhor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA