Një shtetas maqedonas është arrestuar nga policia kroate në afërsi të Zagrebit, pasi u kap teksa ngiste automjetin e tij me një shpejtësi pre 224 kilometrash në orë.

Lajmin e kanë bërë të ditur agjencitë kroate, sipas të cilave shtetasi maqedonas pasi është arrestuar ka dalë para gjykatës, e cila i ka hequr patentën për 12 muaj.

Burimet shtojnë më tej se makina e drejtuar nga shoferi në fjalë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është e tipit “Mercedes-Benz 500 CSL”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA