Gascoigne nuk ndryshon

23/10/2010 16:20

Foto shokuese: Paul Gascoigne i ulur pa ndjenja në karrige dhe para tij kokainë.

Foto është bërë vetëm pak minuta para se Gascoigne të arrestohej për posedim droge të enjten në mbrëmje.

Fqinjët, të shqetësuar nga lehjet e shumta të qenit të ish-futbollistit anglez, kanë lajmëruar policinë të cilët kanë hyrë me forcë në shtëpinë e Gascoigne.

“Mendova se kishte vdekur”, tregon një nga fqinjët. Më pas, Gascoigne ka dalë nga vendbanimi i tij i shoqëruar nga policët. Të premten, Gazza u la sërish i lirë.

Arrestimi i tij ndodhi vetëm 24 orë pasi ishte paraqitur para gjykatësit si i akuzuar për drejtim makine në gjendje të dehur.Tani, Paul Gascoigne rrezikon 3 muaj burg.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA