Fabregas: Dua tituj, jo para

23/10/2010 16:55

Kapiteni i Arsenalit dukej se do kalonte tek Barcelona para se të bindej nga trajneri Wenger për të qëndruar në Londër.

“E dua futbollin. Dua të fitoj sa më shumë trofe dhe dua të luaj në një klub ambicioz për fitore dhe të aftë për të fituar medalje”, thekson mesfushori.

“Manchester City mund të blejë çdo futbollist që kërkon por duhet kohë të bësh një ekip të fortë. Nuk ka një rregull se nëse shpenzon 80 milionë euro do fitosh tituj”, vazhdon spanjolli.

“Fuqia financiare e një klubi nuk është përbërësi i vetëm i suksesit. Është përbërës i rëndësishëm por në futboll duhen edhe gjëra të tjera”, shprehet Fabregas.

Përsa i përket të ardhmes së tij, Cesc Fabregas u shpreh: “Jam lojtar i Arsenalit dhe mendoj vetëm për ekipin tim. Jam i sigurtë që mund të fitojmë tituj këtë sezon. Nëse nuk do të isha i sigurt nuk do të luaja fare.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA