F1, Vettel, pole position në cmimin e Koresë

23/10/2010 08:00

Të njëjtit dominues, makinat Red Bull kanë zënë dy vendet e para edhe në provat zyrtare të Koresë, me Sebastian Vettel në Pole Position dhe Mark Veber në vendin e dytë.

Ka qenë i diskutueshëm vendi i parë në këto prova në të tre minisesionet, por atëherë kur duhej, pikërisht në sekondat e fundit të minisesionit të fundit gjermani Vettel bën diferencën edhe me shokun e tij të skuadrës duke regjistruar një kohë pak të mijtat më të shpejtë.

Menjëherë pas tyre në vendin e tretë renditet piloti spanjoll i Ferrarit Fernando Alonso. Spanjolli besoi se do të ishte fituesi i këtyre provave por si në pjesën më të madhe të pistave të këtyij sezoni ka qenë e pamundur që të linte pas dy makinat Red Bull. Menjëherë pas tij në vendin e katërt renditet Ljuis Hamilton me McLaren duke u bërë një dyshe e rrezikshme për pilotët e linjës së parë Fetel e Veber në startin e garës së nesërme e cila pritet të zhvillohet nën rreshjet e shiut.

Nuk ka mundur të ketë të njëjtën paraqitje piloti tjetër i Ferrarit Felipe Masa, i cili regjistroi vetëm kohën e gjashtë më të shpejtë, duke lënë pas kampionin e botës në fuqi Xhenson Baton. Pritet të dhurojë spektakël gara e nesërme në pistën debutuese të këtij sezoni të Koresë së Jugut. Gjithcka do të transmetohet drejtpërdrejtë në Top Channel duke filluar nga ora 8 e mëngjesit të së dielës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA