Bogdani, dopjetë si paralajmërim për Kievon

23/10/2010 12:45

Erjon Bogdani nuk njeh kufij në shfaqjen e formës së tij të mirë, të cilën po e shijon në këtë fillim sezoni në radhët e skuadrës së tij të re, Çezenës.

Edhe pse tashmë e ka fituar me meritë një vend në formacionin titullar të trajnerit Masimo Fikadenti, ai impenjohet maksimalisht jo vetëm në fushën e lojës, por dhe në stërvitje e miqësore.

Dhe pikërisht në një miqësore, vetëm dy ditë para sfidës së të dielës ndaj Kievos, ka lëshuar një tjetër paralajmërim për ish-skuadrën e tij, me të cilën u aktivizua për tri sezone me radhë.

Çezena luajti kundër ekipit amator Val Savio. Skuadra e trajnerit Fikadenti fitoi me rezultatin e thellë 9-1, ku sulmuesi shqiptar shënoi një dopjetë. Ky ishte edhe një test i fundit për trajnerin e romanjolëve, i cili tashmë ka krijuar një ide të qartë për ekipin që do të zbresë në “Bentegodi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA