Alancës për Kosovën e Re i duhen edhe 10 firma deputetësh të Kuvendit të Kosovës për  mocionin që sipas tyre do shërbejë për të rrëzuar qeverinë Thaçi, gjë kjo që do e çonte Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Nisma e grupit parlamentar të AKR-së synon të mbledhë 40 nënshkrime për të futur në rendin e ditës mocionin.

Sipas iniciatorit të kësaj nisme Ibrahim Makolli, peticionin deri më tani nuk e ka nënshkruar asnjë deputet nga LDK-ja dhe PDK-ja: “Në momentin që ne do të kemi këtë numër do të procedojmë menjëherë duke bërë kërkesë në kryesinë e Kuvendit. Nuk ka asnjë nënshkrim deri tani të dy partnerëve që kanë qenë në koalicion.”

Pas zgjedhjeve Makolli nuk përjashton mundësin e koalicionit me partinë e kryeministrit Thaçi. Ai thotë se shefi i tij Bexhet Pacolli synon më shumë se presidencën e vendit: “Përherë kemi theksuar që vendi, për të garantuar stabilitet dhe për të qenë sa më pranë funksionimit të institucioneve ka nevojë për një veprim ndryshe të presidentit të Kosovës. AKR-ja është e gatshme që pas zgjedhjeve, me këdo parti me të cilën vlerësojmë se kemi përafrim të programeve dhe konceptit politik, mund të ndërtojmë koalicion.”

Pas mbledhjes së firmave,  rrëzimi i Qeverisë nga Kuvendi do të ishte i mundur vetëm nëse për të votojnë së paku 61 deputetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA