
Mocioni i hartuar nga grupi parlamentar i AKR-së për të larguar qeverinë Thaci argumentohet me pretendimin se Kosova mund të hyjë në një krizë të përgjithshmë institucionale.
“Kriza institucionale, e shkaktuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që konstatoi shkeljen nga ana e presidentit Sejdiu të Kushtetutës, rrezikon të kthehet në një krizë institucionale të përgjithshme”, thuhet në arsyetimin e AKR-së, të publikuar nga e përditshmja “Koha Ditore”.
Nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli ka deklaruar se formulimi i mocionit ka ardhur si pasojë e degradimit të koalicionit qeverisës.
“Ne nuk e kontestojmë faktin që kjo qeveri ka degraduar që nga fillimi, por megjithatë, ne jemi mbështetur tek thellimi i krizës së shkaktuar së fundmi”, ka pohuar Makolli.
Top Channel