Stadiumi, një pikëpyetje për Dinamo-Bylis

22/10/2010 12:50

Tashmë është përfundimtare, stadiumi aktual “Qemal Stafa” do të prishet, pasi në atë vend do të ndërtohet një impiant i ri dhe modern.

Drita jeshile për nisjen e pushimeve është dhënë, ndërkohë që në të ishte parashikuar të luhej të dielën në orën 14.30 ndeshja Dinamo-Bylis.

Por zhvillimet e ditëve të fundit kanë komplikuar situatën. Drejtuesit e Dinamos ende nuk e kanë pasur të qartë nëse do të ishte e mundur që edhe ndeshja e së dielës ndaj ballshjotëve të luhej në “Qemal Stafa”, impiant i cili është edhe alternativa e parë për këtë sfidë.

Varianti tjetër është në stadiumin “Selman Stërmasi”. Por nëse do të mbetet e vlefshme vetëm alternativa e dytë, edhe aty nuk mungojnë problemet. Në fakt ka një përplasje, pasi të dielën është parashikuar të luhet aty dhe Partizani-Vlora. Por, dinamovitët janë të sigurt se, nëse nuk luhet në “Qemal Stafa”, do të luajnë ata të dielën në “Selman Stërmasi”. Megjithatë për momentin asgjë nuk është e sigurt. Sot pritet të vendoset gjithçka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA