SHBA, 3 milionë zgjedhës kanë votuar

22/10/2010 03:35

Mbi 3 milionë amerikanë me të drejtë vote kanë ushtruar të drejtën e tyre për të shprehur votën para kohe.

Lajmi njoftohet nga zyrat elektorale në SHBA, sipas të cilave numri i votuesve që kanë ushtruar të drejtën e “early vote” (votimit të parakohëshëm), e kalon shifrën e 3 milionëve dhe mes tyre është edhe Zonja e Parë, Mishel Obama e cila në fillim të javës ka udhëtuar për në South Side në Ilinois për të votuar.

Data zyrtare e mbajtjes së zgjedhjeve është 2 nëntori ku amerikanët do të vendosin për 435 anëtarët e Kongresit në Dhomën e Përfaqësuesve dhe për rinovimin e 1/3 së Senatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA