Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga lidershipi i LDK-së që të dalë para qytetarëve dhe të sqarojë përse kjo parti e ka futur vendin në krizë.

Ministri nga radhët e PDK-së, Besim Beqaj ka deklaruar se ky është një detyrim kushtetues që duhet të shlyejë LDK-ja, e cila sipas tij është dhe adresa e kësaj krize.

“Kjo krizë e thellë institucionale ka emër dhe adresë. Emri është LDK, mentaliteti i nostalgjisë për të shkuarën, ndërsa adresa është selia e vjetër e LDK-së, ku janë strehuar fajtorët e kësaj krize”, ka pohuar Beqaj.

Më herët kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu bëri përgjegjëse partinë e kryeministrit Thaci për situatën e krijuar në vend, pas prishjes së koalicionit qeverisës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA