Autoritetet maqedonase do të përpiqen që me fushata të ndryshme sensibilizuese të ndalojnë fluksin e azilkërkuesve në vendet e BE-së.

Ministrja e Brendshme maqedonase, Gordana Jankulovska ka deklaruar se nuk e sheh të nevojshme marrjen e masave drastike.

“Nuk ka nevojë për gjobitje apo heqje të së drejtës për të lëvizur, pasi besoj se bashkëpunimin do ta arrijmë me qytetarët”, ka deklaruar Jankulovska.

Ministrja ka theksuar se qytetarëve do t’u bëhet e qartë se nuk duhet të përfitojnë nga liria e lëvizjes për të kërkuar azil në vendet perëndimore.

“Ata nuk mund të përfitojnë nga kjo procedurë. Kërkesa për azil vendoset për disa ditë, deri tani nuk ka pasur vendim pozitiv dhe nuk do të ketë”, është shprehur ajo.

Vendet më tërheqëse për azilkërkuesit maqedonas, por edhe ata serbë, pas heqjes së vizave kanë qenë Gjermania, Belgjika dhe Suedia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA