Leonardo: Roma? Nuk e tradhëtoj Milanin

22/10/2010 16:50

“Në këtë moment do e kisha të vështirë të stërvisja një skuadër në Itali.”

Ky është qëndrimi i Leonardos në lidhje me zërat që e vlerësojnë si zëvendësuesin e Ranierit si trajner i Romës.

“Është shumë e madhe dashuria për ish-skuadrën time, më duket sikur do tradhëtoja historinë time, të shkuarën time si kuqezi”, shton braziliani që drejtoi Milanin në sezonin e kaluar.

“Ka kaluar shumë pak kohë, jam akoma i lidhur me Milanin. Tani e kam të vështirë të kthehem, mbase në të ardhmen mund të ndodhë, por tani jo”, përfundon Leonardo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA