Boshllëku i sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës plotësohet me dekretimin e 182 gjyqtarëve dhe 45 prokurorëve, nëpër gjykata dhe prokurori në nivel vendi.
Kjo është faza e tretë e emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Kosovë. Në këtë ceremoni u dekretuan edhe gjyqtaret dhe prokuroret serbë, duke përfshirë edhe gjykatën e Mitrovicës.
Betimi i tyre u bë para ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës Jakup Krasniqi.
“Ju ndërtoni mbi bazë faktesh aspiratat e gjykimit të paanshëm dhe të pandikuar nga jashtë”, u është drejtuar Krasniqi gjyqtarëve.
“Ne duhet të japim maksimumin e dijes për të kryer me nder këtë mision që është në shërbim të qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Enver Peci, kryetar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Ndërsa Timoty Bolant, kryetar i Komisionit të Pavarur Gjyqësor u shpreh: “Ju i detyroheni vetes suaj, institucioneve pjesë e te cilave jeni dhe ju. I detyroheni shtetit tuaj që qytetarët t’i trajtoni me respekt dhe dinjitet e të veproni me ndershmëri, të jeni të drejtë, të ndershëm dhe t’ju përmbaheni gjithmonë standarteve dhe etikës suaj profesionale”.
Pas dekretimit nga presidenti, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith, nëpërmjet një komunikate për shtyp u shpreh se emërimet janë një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të një sistemi gjyqësor të pavarur dhe profesional, i cili pasqyron larminë etnike të Kosovës.
Top Channel