Përfundoi 0-0 sfida e parë e vlefshme për javën e nëntë të të Bundesligës gjermane mes Hamburgut dhe Bajernit të Mynihut.
Sfida e zhvilluar në “Imtech Arena” ishte mjaft e ekuilibruar me vendasit që u përpoqën me shumë për të gjetur golin e avantazhit në pjesën e parë dhe miqtë që tregoheshin më të kujdesshëm duke u mbrojtur mjaft mirë e duke kundërsulmuar disa herë.
Në pjesën e dytë ndeshja ekuilibrohet madje miqtë bavarezë në minutat e fundit e kërkojnë më shumë golin, por pasaktësitë në finalizim, falë edhe mungesave të emrave si Roben dhe Riberi nuk arritën të shënojnë.
Pas këtij takimi Bajern ngjitet në kuotën e 12 pikëve me 3 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje ndërkohë që Hamburgu shkon në 15 pikë me 4 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje.
Top Channel