Terrorizmi, kërcënimi për Evropën edhe nga Irani

21/10/2010 15:45

Kërcënimet për atentate të mundshme terroriste në qytetet evropiane vijnë edhe nga Irani.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat ndërkombëtare që i referohen burimeve të inteligjencës italiane.

Më përpara flitej për një rrezik që vinte nga ekstremistët islamikë të stërvitur në Pakistan, të cilët kishin parashikuar sulme në disa vende kryesore të BE-së.

Top Channel