
Administrata Obama njoftoi Kongresin amerikan për arritjen e një super marrëveshje në fushën ushtarake me Arabinë Saudite.
Shtëpia e Bardhë ka rënë dakort me Mbretërinë Saudite për shitjen e 84 avionëve F-15 model i ri, dhe 200 helikopterëve për shumën e 60 miliard dollarëve të cilën vendi arab do ta paguajë për një afat kohor prej 20 vjetësh.
Ndihmës Sekretari për Politikat Ushtarake në Departamentin e Shtetit, Andru Shapiro tha se marrëveshja synon përforcimin e marrëdhënieve, veçanërisht ushtarake mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite, si dhe rritja e aftësisë tek autoritetet vendase për të mbrojtur impiantet e naftës, që mbeten jetike për ekonominë e SHBA-së.
Tashmë fjala e fundit i takon Kongresit i cili brenda 30 ditësh duhet të ngrejë kundërshtimin e tij, nëse ka, ndaj kësaj marrëveshjeje.
Top Channel