
Administrata Obama ka fituar betejën e parë me gjyqtaren federale e cila shfuqizoi rregullin që ndalonte deklarimin e orientimit seksual në ushtri.
Një treshe gjyqtarësh të apelit në SHBA rikthyen sërish në fuqi parimin “mos pyet, mos trego”, parim ky që u ndalon homoseksualëve bërjen publike të orientimit seksual nën uniformë. Gjyqtarët argumentuan vendimin e tyre jo përfundimtar dhe kërkuan kohë për shqyrtimin në detaj të çështjes.
Apelimi i vendimit të gjyqtares Virxhinia Filips që i hapte rrugë pjesëmarrjes së homoseksualëve në ushtri, u bë nga Departamenti i Drejtësisë dhe ai i Mbrojtjes nën argumentimin se deklarimi i prirjeve seksuale do të vendoste në një pozitë aspak komode vetë homoseksualët në ushtri.
Top Channel