Pekin, shpërthim pranë hyrjes së metrosë

21/10/2010 16:25

Një shtetas amerikan i plagosur dhe një dyqan i dëmtuar lehtë, është bilanci i një shpërthimi që është verifikuar pranë një prej hyrjeve në stacionin e metrosë së Dongzhimen, në qendër të Pekinit.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat ndërkombëtare.

Policia ka mbyllur një zonë të vogël në vendin e shpërthimit dhe vëzhgon stacionin e metrosë dhe atë të autobusit aty pranë, një prej kryesoreve të kryeqytetit kinez.

Top Channel