
Kancelari George Osborne ka mbrojtur “ndershmërinë” e planit për shkurtimet masive të shpenzimeve në Mbretërinë e Bashkuar, pasi laburistët deklaruan se ai ishte i nxituar dhe se do të godasë shtresat e varfëra.
Në një prononcim për BBC, Osborne tha se bashkë me masat për buxhetin, 10% e përfituesve do të goditeshin rëndë, por ka theksuar se të gjithë po japin kontributin e tyre për të shkurtuar deficitin.
“Rruga drejt rrënimit të ekonomisë shtrihet përpara nëse rritja e deficitit nuk pengohet”, ka pohuar Osborne.
Laburistët e cilësuan planin për shkurtimin e 81 miliardë stërlinave, më i madhi që prej Luftës së Dytë Botërore, si një lojë bixhozi me ekonominë.
Ai parashikon humbjen e 490 mijë vendeve të punës në sektorin publik, por Osborne tha se shumë vende të reja do të krijohen në sektorin privat.
Top Channel