Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin
Një studente 20-vjecare e kriminalistikës është bërë shefe e policisë në një nga zonat më të dhunshme të Meksikës, në kufi me SHBA.
Marisol Valles mori detyrën në Praksedis G. Guerrero, në veri të shtetit verior të Cihuahuas, pas një ftese të bërë nga kryetari i bashkisë.
Chihuahua është një fushë beteje për kartelet e drogës, të cilat luftojnë për kontrollin e tranzitit të kokainës përtej kufirit me Shtetet e Bashkuara.
E pyetur nëse ka frikë për jetën e saj, Marisol Valles ka deklaruar se është e ndërgjegjshme për rreziqet, por është shprehur e bindur se ky ka qenë vendimi i duhur.
Valles ka studiuar kriminalistikë në qytetin Siudad Huarez, rreth 100 kilometra larg Praksedisit, ku që prej vitit 2008 janë vrarë mbi 6 mijë persona.
Top Channel