Indi, vdekjet nga malarja të nënvlerësuara
21/10/2010 09:55
Numri i personave që vdesin nga malaria në Indi është nënvlerësuar jashtëzakonisht.
Kështu tregojnë disa studime të reja të publikuara në “Lancet”, të cilat sugjerojnë se numri i vdekjeve nga malarja në Indi është 13 herë më i madh se vlerësimet e OBSH-së.
Autorët e studimit pretendojnë se mbi 200 mijë vdekje në vit shkaktohen pikërisht nga sëmundja e malarjes.
Por nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se shifrat e dhëna nga ky studim janë shumë të larta.
Studimi është financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në SHBA, Instituti i Kërkimeve Shëndetësore në Kanada dhe instituti i dijes Li Ka Shing.
Top Channel