Francë, Sarkozy: Dhuna e regjistruar, skandaloze

21/10/2010 16:05

Presidenti francez Nicolas Sarkozy e ka cilësuar si skandaloze dhunën e regjistruar gjatë manifestimit kundër reformës së pensioneve dhe ka akuzuar grevistët që bllokojnë depozitat e karburantit se “po marrin vendin peng”.

Protestat janë veçanërisht përkeqësuar dje në Lion, ku disa studentë kanë shkatërruar vitrinat e dyqaneve dhe i kanë vënë zjarrin makinave.

“Pash dje imazhet në Lion. Është skandaloze. Nuk do të jenë disa banditë që do të kenë fjalën e fundit në një demokraci, në një Republikë”, është shprehur Sarkozy.

Sipas një bilanci provizor të prefekturës, dje janë pyetur 35 persona dhe 84 të tjerë u morrën në pyetje të martën.

Top Channel