Francë, bllokohet aeroporti i Marsejës

21/10/2010 08:00

Manifestuesit në Francë që kundërshtojnë reformën e pensioneve kanë bllokuar hyrjet për në aeroportin e Marsejës, në juglindje të vendit.

Sipas sindikatave të punëtorëve, në manifesim janë mbledhur qindra persona, shumica e të cilëve punëtorë të kompanive “Air France”, “Carrefour”, etj.

Sipas raportimeve të mediave franceze, pasagjerë të shumtë janë detyruar të braktisin makinat dhe të drejtohen në këmbë për në aeroport.

Top Channel