Filipine, 7 të vdekur nga një sulm me bombë
21/10/2010 09:45
Një sulm me bombë ndaj një autobuzi në jug të ishujve Filipine të Mindanaos, ka shkaktuar vdekjen e të paktën shtatë personave.
Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet ushtarake lokale, sipas të cilave 6 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas burimeve, bomba shpërtheu teksa autobuzi me mbi 50 persona në bord po udhëtonte në Matalam, në provincën e Kotabatos.
Kompania së cilës i përket autobuzi ka marrë shpesh herë letra kërcënuese nga grupe të armatosura që veprojnë në rajon, kanë saktësuar burimet.
Autoritetet vendase dhe ndërkombëtare vlerësojnë se Mindanao është shtëpia e rrëmbyesve, bandave kriminale dhe grupeve të rebelëve myslimanë.
Top Channel