Belgjika: Të ndalet fluksi i azilkërkuesve
21/10/2010 14:55
Ministri belg për Azilin dhe Emigracionin, gjatë një vizite të zhvilluar sot në Shkup, u ka bërë thirrje autoriteteve lokale që të ndalin fluksin e kërkesave për azil të qytetarëve maqedonas.
“Të mos keqpërdoret liberalizimi i vizave dhe të ndërpritet fluksi i emigrantëve nga Maqedonia për në Belgjikë”, i ka kërkuar ministri Melkior Vatle ministrit maqedonas për Ceshtjet Sociale, Xhelal Bajrami.
Edhe në takimet me zyrtarë të tjerë, qëndrorë dhe vendorë, Vatle e ka vënë theksin tek nevoja e ndërprerjes së fluksit të qytetarëve maqedonas drejt vendeve të BE-së, në vecanti Belgjikës.
Top Channel