“Toyota” tërheq 1.5 milionë makina nga tregu

21/10/2010 11:55

“Toyota” ka njoftuar se do të tërheqë nga tregu mbi 1.5 milion makina, për shkak të një defekti në pompën e karburantit.

Prodhuesi i automjeteve ka deklaruar se vendimi prek kryesisht modelet “Avalon”, “Highlander” dhe “Lexus”, mes të cilave 740 mijë janë në SHBA, 600 mijë në Japoni dhe 17 mijë në Britani.

Kompania prestigjoze dëshiron të sigurohet se karburanti nuk rrjedh nga cilindri kryesor i frenave, që shkakton edhe ndezjen e llampës së nxehjes.

Defekti në fjalë mund të shkaktojë dobësimin e pedalit të frenës dhe për pasojë një rënie graduale të fuqisë së tij.

“Toyota” thotë se nëse llampa spiune e frenave ndizet, shoferët duhet të përshkojnë ende 200 milje derisa të gjejnë ndihmën e posacme.

Top Channel