Turqi, Kasacioni: Jo velos islamike

20/10/2010 21:55

Gjykata e Kasacionit në Turqi ka vlerësuar se liria për të mbajtur velon islamike, e përdorur nga gratë për të mbuluar ballin, është kundër parimit të laicitetit.

“Tek parimi në fjalë bazohet Kushtetuta turke dhe Parlamenti me qeverinë duhet ta respektojnë këtë vendim”, ka deklaruar gjykata.

Në këtë mënyrë ka dështuar tentativa e partisë islamike të kryeministrit Erdogan për të krijuar një komitet me dy partitë më të mëdha të opozitës, për të rrëzuar ligjin që ndalon mbajtjen e velos për studentet dhe punonjëset shtetërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA