Kongresi i FGS, do të miratohet statusi

20/10/2010 00:00

Që prej orës 11 ka nisur në Tiranë kongresi i Forumit të Gruas
Socialiste.Një prej aspekteve kryesore që do të diskutohet është
ristrukturimi i plotë i këtij forumi në PS.

Kongresi do të miratojë statusin e Forumit të Gruas, si dhe do të zgjedhë strukturat drejtuese për t’i hapur rrugën më pas veprimtarive intensive dhe kontributit aktiv të grave dhe vajzave për fushatën e zgjedhjeve të vitit 2013.

Forumi i Gruas Socialiste drejtohet nga Blerina Gjylameti e cila u zgjodh disa ditë më parë pas përfundimit të votimit që u zhvillua në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit edhe në prani të kryetarit të PS-së, Edi Rama. Ky Kongres mbyll siparin e një turi takimes të kreut të PS Rama në konferencat e grave në rrethe zhvilluar gjatë dy muajve të fundit.

Në këto takime Rama ka theksuar rëndësinë që marrin gratë në shoqëri dhe vlerat që ato sjellin në politikë duke i ftuar të kontribuajnë në platformën e nesërme qeverisëse të PS për një Rilindje Kombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB