Rafineritë e naftës në Francë që pushuan punën për shkak të grevave janë marrë nën kontroll nga policia.
Qeveria franceze ka autorizuar policinë që të heqë të gjitha bllokadat e depove të naftës në kuadër të protestave kundër reformës se pensioneve.
Qeveria franceze ka urdhëruar përdorimin e forcave speciale të ndërhyrjes për të rihapur depot e karburanteve të cilat janë bllokuar nga grevistëte dhe portestuesit kundër reformës së sistemit të pensioneve.
Gjatë natës bllokadat janë hequr nga tri depo në Francën përendimore ku furnizimet me karburant janë goditur më keq se sa në rajonet tjera.
Por tani ka njoftime për bllokada të reja të këtyre depove të cilat furnizojnë me karburant bazat ajrore në jug të vendit.
Top Channel